Zv.kryeministri i parë Grubi merr pjesë në ceremoninë e një vjetorit të punës së ANB

Blerand Rexhepi

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot së bashku me presidentin Pendarovski, kryeministrin Zaev dhe ministrin e punëve të brendëshme Spasovski si dhe zyrtarë të MPB-së ka marrë pjesë në ceremoninë e një vjetorit të punës së ANB, e cila është formuar pas shndërimit të Agjencisë për zbulim dhe kundërzbulim në kuadër të MPB-së.

Krijimi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare është një moment i rëndësishëm politik për vendin tonë, kur pikërisht një vit më parë u krijua si një pjesë e pavarur, por e rregulluar ligjërisht në mënyrë rigoroze të sistemit të sigurisë, në vend të ish-Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit në Ministrinë e Brendshme.

“Para një viti si deputet i grupit parlamentar të BDI-së në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut pata nderin të votoj për Ligjin e Agjencionit për siguri kombëtare dhe të rrumbullakësojmë reformën e sektorit të sigurisë. Ndërsa sot si Zëvendës Kryeministër i parë i Qeverisë mora pjesë në pritjen solemne me rastin e shënimit të një vjetorit dhe njëharazi të formimit të Agjencionit për siguri kombëtare. Urime për anëtarët e komunitetit”, është shprehur kështu zv.kryeministri i parë Grubi.

Kjo reformë e shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, e cila ishte një domosdoshmëri në përputhje me rekomandimet e Raportit Reinhard Priebe dhe një nga kapitujt kryesorë negociues të BE – Kapitulli 24, mundësoi krijimin e një Agjencie sipas të gjitha standardeve evropiane dhe të NATO-s, strukturës moderne dhe demokratike të inteligjencës, me theks në mbrojtja e të dhënave, ndarja e pushteteve dhe vendosja e kontrollit publik.

Pas 28 vitesh, ne shpëtuam nga emri “policia sekrete”, thyem përqendrimin e pushtetit në Ministrinë e Brendshme dhe DSK dhe kapërceu situatën e shteteve të robëruara në abuzimin e institucioneve, me garancinë se nuk ka më përgjime të paligjshme si në të kaluarën.

Next Post

Takim i Kryetarit Xhaferi me SH.T. Fatos Reka, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot në kabinetin e vet e pranoi ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, SH.T. Fatos Reka. Në takim, ambasadori Reka Kryetarit Xhaferi ia transmetoi urimin zyrtar për rizgjedhjen në funksionin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: