Zv.kryeministri i parë Grubi priti në takim ambasadorin çek, Toman: Vlerësohet përkrahja dhe bashkëpunimi mes dy vendeve

Blerand Rexhepi

Zëvendës kryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës Çeke në vendin tonë, SH.T Mirosllav Toman me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve.

“Vlerësoj përkrahjen dhe ndihmën e deritanishme të Republikës Çeke që ia ofron vendit, në veçanti në bashkëpunimin në pjesën e kontrollit të kufirit të Maqedonisë së Veriut. Këtë sot e bisedova me ambasadorin e Republikës Çeke, z. Mirosllav Toman me të cilin u pajtuam se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej dhe që i njëjti do të përforcohet”, ka theksuar kështu pas takimit Grubi.

Ndërkohë që ambasadori Toman tha se Çekia si vend anëtar i BE-së, përshëndet mbajtjen e marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore të Maqedonisë së Veriut, që sipas tij janë një vlerë e cila do të lehtësoj integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Next Post

Aktori i mirënjohur shqiptar Çun Lajçi - në Tetovë mirëpritet nga Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti

Aktori i mirënjohur shqiptar, Çun Lajçi, sot në Tetovë përderisa në sheshin e qytetit, përkatësisht para ambienteve të Fakultetit të Arteve të UT-së, ishte duke shitur disa nga veprat e tij lexuesve tetovarë, atë e ka befasuar me vizitën e tij Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: