Zv. Kryeministri i parë Grubi priti Rosana Duxhak nga OKB

vull

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dheMarrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot realizoi takim puneme Koordinatoren e Përhershme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara nëRepublikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Rosana Duxhak.

Në takimin e sotëm të z.Grubi me znj. Rosana Duxhak u shkëmbyeninformata dhe ide se si të thellohet bashkëpunimi mes organeve dhetrupave të OKB-së dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.Duxhak përshëndeti bashkëpunimin e mirë mes OKB-së dhe Maqedonisë sëVeriut duke vlerësuar se vendi, në momentet më të rëndësishme ka treguarmarrëdhënie korrekte ndaj të gjitha çështjeve me rëndësi, të cilat janënë fokus të Bashkimit Evropian dhe njëkohësisht dhe të OKB-së.

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dheMarrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi gjatë takimit i ka thënëznj.Duxhak se bashkëpunimi i mirë dhe korrekt me organet e OKB-së pofuqizohet vazhdimisht dhe që ky ritëm do të mbahet.Ai me këtë rast ka falënderuar OKB-të për ndihmën e tyre përmes tëgjitha agjencive dhe programeve të saj për përkrahjen ndaj Maqedonisë sëVeriut.

Gjatë këtij takimi Grubi dhe Duxhak diskutuan edhe për prioritet eqeverisë si dhe u prezantuan prioritete e Ministrisë për Sistem Politikdhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive duke theksuar se funksionimi ikohezionit ekzekutiv i koalicionit qeveritar dhe politikave qeveritaredo të mbeten prioritet i tij.Në fund të takimit të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që agjencitë eOKB-së të vazhdojnë të bashkëpunojnë në të gjitha fushat në të cilat OKBmund të ndihmojë dhe të kyçet në përballimin e çështjeve të rëndësishmenë nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Next Post

Ambasadori i Republikës së Bullgarisë viziton komunën e Studeniçanit

Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Republiken e Maqedonisë së veriut, ekselenca e tij z. Angel Angelov sot vizitoi komunën e Studeniçanit! Gjatë vizitës së tij ai solli ndihmë disa pako ushqimore për familjet më të rrezikuara sociale nga pandemia #covid19. Gjithashtu në këtë vizitë u bisedua për bashkpunim të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: