Zv.ministrja Elezi udhëton drejt Kishinau, merr pjesë në takimin vjetor të CEF

Nga sot, 3 qershor deri më 5 qershor, zëvendës ministrja e financave Dr. Shiret Elezi pritet që të qëndrojë për vizitë në Kishinau (Moldavi) ku do të merr pjesë në takimin vjetor të bordit drejtues të CEF (Center of Excellence in Finance) që do të mbahet në kryeqytetin moldav Kishinau.

Takimin e bordit drejtues pritet që ta hap Tara Vasijevic dhe Matija Carman nga Banka Qendrore e Moldavisë dhe Ministria e financave të Moldavisë, ndërkohë që të ftuarit do i përshëndetë edhe Octavian Armasu nga Banka Qendrore dhe Jana Repansek nga Minisstria e financave.

Në kuadër të panelit të diskutimit zv.ministrja Elezi pritet që të flet mbi temën “Prezantimet e praktikave e sfidave dhe koordinimin efektiv të rolit dhe përgjegjësive në mes Bankave Qendrore dhe Ministrive të financave”.

Pjesë e panelit të diskutimit krahas zv.ministres Elezi do jenë edhe Gilles Nobelt nga Banka Qendrore Europiane si dhe Zorica Kalezic nga Banka Qendrore e Malit të Zi.

Next Post

Drejtori Selmani bën inspektimin e punimeve në xhaminë e Allaxhës

Drejtori i QKN Memet Selmani sot ka nisur inspektimin e punimeve që po bëhen në restaurimin dhe konzervimin tek xhamia e Allaxhës në kryeqytet. Drejtori Selmani që në mëngjës ka nisur punën e me këtë edhe ka publikuar foto duke ndjekur punimet: “Inspektim i punimeve restauruese dhe konzervuese në Xhamin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: