Zv.MPJ Isaki mori pjesë në hapjen solemne të Konsulatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strugë

vull

Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmire Isaki dje mori pjesë në ceremoninë e hapjes solemne të Konsulatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës me seli në Strugë.

Zv/ministrja Isaki ka përshëndetur hapjen solemne të Konsulatës së Përgjithshme të Kosovës në Strugë, e cila sipas juridiksionit të saj do të kontribuojë për intensifikimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale në mes dy shteteve.

“Gëzohemi për hapjen e Konsulatës së Përgjithshme të Kosovës mike në Strugë, si hap i rëndësishëm në dobi të këtij rajoni dhe më gjerë, për të dyja shtetet. Por, jo më pak e rëndësishme edhe për shkak ndikimit që Konsulata e Përgjithshme do të ketë mbi bashkëpunimin në fushat si kultura, turizmi dhe ekonomia”, theksoi zv/ministrja Isaki.

Në bisedën me Konsullin Gjeneral Agim Krasniqi, u konfirmua përkushtimi në ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, si kontribut i përbashkët drejt stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit dhe perspektivës së saj euroatlantike.

Next Post

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe ambasadori i Bashkimit Evropian Gir realizuan takim pune

Në takim Kryeministri Zaev e falënderoi ambasadorin Gir për ndihmën e Bashkimit Evropian për tejkalimin e pandemisë me KOVID-19, me anë të ndihmës së dhënë humanitare dhe mbështetjen financiare. Kryeministri Zaev nënvizoi se Qeveria është fuqishëm e përkushtuar në agjendën e saj për integrim në Bashkimin Evropian, që është edhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: