Zvogëlohet për 56 për qind numri i të vdekurve në aksidente trafiku në janar, viti 2020 me numrin më të vogël të viktimave

vull

Pas kthimit tim në MPB në shtator filluam me disa aksione operative për përmirësimin e sigurisë së qytetarëve, kurse njëri nga aksionet ishte në drejtim të përmirësimit të sigurisë në trafik dhe para së gjithash në zvogëlimin e numrit të aksidenteve në trafik me pasoja të rënda dhe analizat dëshmojnë se janë evidente rezultatet e kontrollimeve të përforcuara aksionale, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp.

-Qytetarët janë më të disiplinuar në lidhje me respektimin e rregullave dhe rregulloreve në trafik, që rezulton me zvogëlimin e aksidenteve në trefik posaçërisht të atyre me pasoja të rënda. Shënojmë zvogëlim të numrit të aksidenteve dhe viktimave në aksidente trafiku në vitin 2020, kurse këto trende janë më se të dukshme në janar 2021. Në janar 2021 kemi zvogëlim të viktimave nga aksidentet në trafik për 56 për qind në krahasim me janar të vitit 2020. Në janarin e këtij viti kemi katër viktima, kurse në janar të vitit 2020 kishim nëntë viktima. Numri i përgjithshëm i aksidenteve  në janar është zvogëluar për 19 për qind, kurse viti 2020 është viti me më pak viktima në historinë e shtetit dhe nëse bëhet analizë është evidente se nga viti 2017 ky numër në vazhdimësi po zvogëlohet- por, ne si Ministri, potencoi Spasovski, vazhdojmë me masat dhe aktivitetet intensive që ky numër të jetë edhe më i vogël dhe statistika për muajin janar dëshmon se jemi në rrugën e duhur.

”Njëra nga masat me të cilat ndikojmë në vetëdijen e pjesëmarrësve në trafik është krijimi i hartës për pikat e zeza, përkatësisht vende ku në vitin 2020 më së shpeshti kanë ndodhur aksidente në trafik me pasoja fatale. Apeloj deri te ju, përfaqësues të mediave, që ta ndani këtë hartë me opinionin dhe t’i informoni qytetarët që të jenë të kujdesshëm në këto vende, kurse policia do të ketë kontrollime të vazhdueshme të përforcuara në këto të ashtuquajtura pika të zeza dhe në këtë mënyrë të kontribuojmë të zvogëlohet numri i aksidenteve në trafik. Vazhdojmë me kontrollimet e përforcuara posaçërisht në autostrada, por edhe në rrugët tjera, si dhe në rrugët nëpër vendbanime. Vazhdojmë të punojmë me intensitet të lartë, dhe nënkuptohet që dëshiroj edhe juve mediave të ju shpreh falenderim për bashkëpunimin  dhe përcjelljen e kontrollimeve tona aksionale, me çka edhe ju keni kontribut të drejtpërdrejt në ngritjen e kulturës në komunikacion për arsye se vetëm me përpjekje të përbashkëta dhe të vazhdueshme mundemi të arrijmë deri te qëllimi i caktuar, rrugë dhe autostrada më të sigurta”, tha Spasovski.

Next Post

FLUX IDENTITY, Skena bashkekohore e artit ne Kanada në dialog me artiste nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Çifte hamam

Me kënaqësi të madhe dëshirojmë që të ju informojm se programi vjetor i Galerisë Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut fillon me ekspozitë internacionale, pas shtyrjes një vjeqare të projekteve internacionale përshkak të gjendjes aktuale të pandemis Covid-19, me ekspoziten FLUX IDENTITY, skena bashkekohore e artit ne Kanada ne […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: