Lamtumirë Albion – Kosova dhe diaspora në zi

Një aksident fatal trafiku në Austri ka marrë jetën e të riut nga Kosova, Albion Bardhi, duke sjellë dhimbje të madhe për familjen e tij dhe komunitetin shqiptar në diasporë.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është konfirmuar nga familjarët përmes një njoftimi mortor të publikuar nga albinfo.ch.
“Me dhimbje të madhe njoftojmë shokët, miqtë dhe të afërmit se u nda nga jeta Albion Bardhi. Për detajet rreth ceremonisë së varrimit do të njoftoheni në vijim”, thuhet në njoftimin e familjes.
Ende nuk janë bërë publike rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa miqtë dhe të afërmit kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjete sociale, duke e kujtuar Albionin si një të ri plot energji e ëndrra.