Landovicë, Kurti bën homazhe për Komandant Drinin në 25-vjetorin e rënies

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren në detyrë Emilia Rexhepi dhe deputetë të sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, në nderim të heroit Ekrem Rexha – “Komandant Drini”.

Në 25-vjetorin e rënies së tij, Kurti vlerësoi lart kontributin e komandantit të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e përshkruar atë si një veprimtar intelektual dhe një luftëtar të paepur, i cili me pushkë në dorë dhe strategji në mendje u përball me forcat pushtuese serbe.

“Ekrem Rexha, ‘Komandant Drini’, ka qenë një veprimtar intelektual, një luftëtar i paepur, i cili me pushkë në dorë e strategji në mendje u përball me armikun e okupatorin serb. Sot, në 25-vjetorin e rënies së tij, bëmë homazhe te varri i tij dhe shprehëm mirënjohjen tonë të thellë për familjen që dha një bir kaq të vlefshëm për kombin”, tha Kurti pas homazheve.

Homazhet në Landovicë për Komandant Drinin vijnë si kujtim i përhershëm për sakrificën dhe përkushtimin ndaj lirisë dhe atdheut, duke e vendosur figurën e tij ndër më të respektuarat në historinë e rezistencës shqiptare në Kosovë.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights