Lautaro Martinez: Ne humbëm për shkak të gabimeve tona

1 min read

Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez shprehu zhgënjimin e tij për humbjen befasuese nga Arabia Saudite (1:2), por theksoi se skuadra duhet të mendojë për dy ndeshjet e ardhshme kundër Meksikës (26 nëntor) dhe kundër Polonisë (30 nëntor).

“Është e qartë se ne e humbëm ndeshjen për shkak të gabimeve tona. Është Kupa e Botës, çdo gabim dënohet. Duhet të pushojmë dhe të mendojmë për atë që na pret. Sot luajtëm kundër një kundërshtari të fortë. Humbja dhemb shumë. Ne donim ta nisnim këtë Botëror me fitore. “Duhet të korrigjojmë veten, të pushojmë, të stërvitemi dhe të mendojmë për dy ndeshjet e ardhshme”, tha Lautaro Martinez pas ndeshjes.