LDK nis përgatitjet për zgjedhjet lokale 2025, Abdixhiku: Po hyjmë me vullnet, bindje dhe përgatitje

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vjeshtë. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njoftoi se ka mbledhur të gjithë kryetarët e degëve të partisë për të nisur procesin konsultativ dhe përgatitor rreth kandidaturave për kryetarë komunash dhe këshilltarë lokalë.

Në një deklaratë publike, Abdixhiku theksoi se LDK, si fituese e zgjedhjeve të fundit lokale me 9 komuna në qeverisje dhe 206 këshilltarë lokalë, hyn në këtë proces me vullnet, bindje dhe përgatitje. Ai kritikoi situatën politike aktuale, duke e cilësuar si të bllokuar dhe pa vizion, dhe paralajmëroi se LDK do të fokusohet në agjendën e saj, përtej mbledhjeve 48-orëshe pa qëllim.

“Kohë për të humbur më nuk kemi. Zgjidhje dhamë, zgjidhja jonë aty mbetet – kurdo që janë të gatshëm të tjerët,” tha Abdixhiku, duke nënvizuar se partia do të fokusohet tani në përzgjedhjen e kandidatëve me integritet dhe vullnet për të shërbyer qytetarëve në nivel lokal.

Ai ftoi të gjithë të interesuarit që ndajnë vlerat dhe vizionin e LDK-së të bëhen pjesë e këtij procesi, duke ritheksuar se LDK i ka dyert e hapura për secilin dhe mbetet “e juaja” dhe “dashni”.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights