Home Vendi Lëvizja BESA: BDI të shoh koalicionet me “Levicën” pro-ruse, nuk lëkundemi nga...

Lëvizja BESA: BDI të shoh koalicionet me “Levicën” pro-ruse, nuk lëkundemi nga rruga e BE-së

0
Vizioni ynë politik si Lëvizja BESA gjithmonë ka qenë pro-perëndimor dhe në asnjë moment nuk kemi pasur huti gjatë idealit tonë. Edhe në momente të vështira procesi integrues i vendit ka qenë prioriteti ynë, duke mos vendosur kushte apo të bëjmë propagandë ashtu siç po bën BDI gjatë gjithë kohës.
Poashtu, e ardhmja jonë nuk mvaret nga asnjë subjekt tjetër politik, pasi forca dhe burimi ynë janë qytetarët e vendit.
BDI gjatë këtyre 20 viteve ka qeverisur herë me VMRO-në për të cilën z.Ahmeti thotë se është kundër ndryshimeve kushtetuese, e herë me LSDM. Rezultati dihet, jemi larg evropës pasi krimi dhe korrupsioni i ka gëlltitur institucionet shtetërore, prokurorinë, arsimin dhe gjykatat. 20 vite pushtet, 20 vite dështim, për këtë duhet të jap llogari Ahmeti dhe BDI, e jo të thotë shpifje e gënjeshtra për t’a mbuluar zjarrin dhe dështimet në partinë e tij.
Lëvizja BESA edhe njëherë rikonfirmon qëndrimin e saj se do t’i përkrah ndryshimet kushtetuese, pasi rruga e vendit është drejt BE-së dhe askund tjetër. Ne nuk mbajmë ISO-në e askujt, ne jemi zëri i popullit. BDI dhe “Levica” pro ruse është mirë t’i shohim koalicionet e tyre në pushtetin lokal.
Lëvizja BESA
28.01.2023

Previous articleKuqezinjtë kanë zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese në Antalia të Turqisë, duke barazuar 1:1 me ish-kampionin e Sllovenisë, NK Mura.
Next articleFatmir Limani: Ali Ahmeti lavdërohet me koburet që i’a sollëm unë, babai im dhe Harun Aliu(Video)