Lëvizja BESA mohon çdo komunikim me BDI-në: “Asnjë kontakt me Ahmetin”

Lëvizja BESA ka reaguar ndaj deklaratës së Arben Taravarit mbi komunikimin e liderëve të VLEN-it me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Në një komunikatë zyrtare, BESA ka theksuar se as kryetari Bilall Kasami dhe asnjë anëtar tjetër i partisë nuk ka kontakte me BDI-në.

Sipas BESËS, partia që nga themelimi i saj nuk ka bashkëpunuar dhe nuk ka mbajtur komunikim me BDI-në, sidomos kur kjo e fundit ka qenë në vështirësi politike. Lëvizja BESA e konsideron Ali Ahmetin përgjegjës për situatën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe shpreh qëndrimin se largimi i tij nga skena politike do të ishte në të mirë të shqiptarëve.

Partia gjithashtu nënvizon se kuptimi i koalicionit VLEN qëndron vetëm nëse ai ruan distancën e qartë politike me BDI-në.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights