Lidhje të forta vëllazërore dhe politike: Kryetari i Tetovës Bilall Kasami priti në vizitë ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën

Sot, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, nderoi me një vizitë të veçantë mikun dhe vëllazëruesin e tij, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën. Kjo vizitë e thelloi edhe më shumë lidhjen e ngushtë vëllazërore dhe kombëtare mes tyre, duke theksuar bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet koalicionit VLEN në Maqedoni dhe Vetëvendosjes së Albin Kurtit në Kosovë.
Dy figurat kryesore diskutuan tema që lidhen me forcimin e marrëdhënieve politike dhe shoqërore ndërmjet komuniteteve shqiptare në rajon, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit për avancimin e interesave kombëtare dhe zhvillimin lokal.
“Vizita e Glaukut është një konfirmim i miqësisë dhe besnikërisë sonë ndaj kauzave kombëtare, si dhe një motivim i madh për vazhdimin e punës së përbashkët,” theksoi Bilall Kasami.
Nga ana tjetër, Glauk Konjufca vlerësoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e koalicionit VLEN dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar më tej marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve në Maqedoni dhe Kosovë.