Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

LIGA E KOMBEVE: Maqedonia e Veriut në Shkup mposhtet nga Bullgaria me rezultat 0:1

1 min read

Moment kyç rezultoi kartoni i kuq i mbrojtësit  Todor Todoroski, i cili u përjashtua në minutën e 14-të.

Maqedonia u tërhoq pas kartonit të kuq dhe vendosi të luajë një lojë më mbrojtëse, ndërsa mysafirët ishin të shpejtë, sulmuan pak më shumë dhe treguan një luftë të madhe.

Në minutën e 50-të, kapiteni bullgar Despodov u gjend i vetëm përballë portierit Stole Dimitrievski pas kundërpërgjigjes dhe mundi ta mposht.

Milevski bëri një ndryshim të dyfishtë në minutën e 62-të. Në lojë në vend të Milan Ristovskit dhe Bojan Miovskit hynë Ljupço Doriev dhe Stefan Spirovski.

Pas kësaj, Maqedonia u zgjua dhe ushtroi presion të madh në sulm me tre raste të mëdha radhazi, por më pas loja u qetësua dhe kombëtarja jonë nuk kishte fuqi e as njohuri për asgjë më shumë.

Pas kësaj disfate, Maqedonia u rendit e treta në grupin e saj në Ligën e Kombeve dhe Bullgaria u ngjit në vendin e dytë. E para është Gjeorgjia.