Limani:Përfundon projekti i parë në Gostivar nga 13 Projektet e mbështetura të Qeverisë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka njoftuar për përfundimin e projektit të parë nga 13 projektet e mbështetura nga Qeveria për Komunën e Gostivarit.

“Projekti i Parë i Realizuar. Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e tij! Urime dhe suksese në projektin e radhës”, ka shkruar Limani.

Ndryshe, projekti në fjalë përfshin rikonstruimin e rrugës për në fshatin Balindol. Projektet në fjalë janë të mbështetura nga Qeveria dhe kanë për fokus zhvillimin rural, përmirësimin e infrastrukturës dhe fuqizimin e pushtetit lokal. Përveç Gostivarit, mbështetje për projekte të ngjajshme kanë marrë edhe Tetova, Çairi, Struga, Kumanova, Tearca, Vrapçishti, Haraçina, Likova dhe shumë komuna të tjera.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights