Lirohen çmimet e derivateve të naftës pas mesnate

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka njoftuar se nga mesnata do të hyjnë në fuqi çmime të reja për derivatet e naftës, me ulje prej gjysmë denari për litër.
Sipas vendimit të fundit, çmimet e reja do të jenë si më poshtë:
-
Benzina BS-95 do të shitet për 74,5 denarë për litër
-
Benzina BS-98 për 76,5 denarë për litër
-
Nafta për 65,0 denarë për litër
-
Vaji ekstra i lehtë për 67,5 denarë për litër
Ulja e çmimeve vjen si pasojë e lëvizjeve të fundit në tregjet botërore të energjisë.