Mbrojtësi i majtë i Liverpool-it dhe përfaqësuesi i Skocisë, Andy Robertson (29), ka operuar shpatullën e tij, raporton britanike “Athletic”. Robertson do të mungojë deri në tre muaj.
Ke Çfarë Lexon!
Mbrojtësi i majtë i Liverpool-it dhe përfaqësuesi i Skocisë, Andy Robertson (29), ka operuar shpatullën e tij, raporton britanike “Athletic”. Robertson do të mungojë deri në tre muaj.
Robertson u dëmtua në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2024, kundër Spanjës në Sevilje (2:0). Ai dëmtimin e ka marrë pas një dueli me portierin e “furisë së kuqe”, Unai Simon.
Që nga fillimi i sezonit, në tetë xhirot e para të Premierligës, Robertson ka pasur kohën maksimale të lojës.
Mungesa e tij do të duhet të plotësohet nga përfaqësuesi grek, Konstantinos Tsimikas.