Thursday, July 25, 2024
spot_img

Lloga: Askush nuk mund t’ua ndalojë qytetarëve shqiptarë të RMV-së përdorimin e flamurit të tyre kombëtar e aq më pak Dimitrievski

▪︎ Askush nuk mund t’ua ndalojë qytetarëve shqiptarë të RMV-së përdorimin e flamurit të tyre kombëtar e aq më pak Dimitrievski, ai mund të lejojë ose të ndalojë flamuj në shtëpinë e tij private.

Qeveria është shtëpia e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, rrjedhimisht edhe 1/3 së popullsisë së përgjithshme, në këtë rast shqiptarëve. Secili komunitet mund të përdorë flamurin e tij e që janë pjesë e preambulës së këtij shteti, si ai turk, boshnjak, vlleh, rom, egjiptian etj.
Flamuri shtetëror i RMV-së respektohet nga të gjithë, andaj edhe të gjithë duhet të respektojnë simbolet respektive.
Etnocentrizmi alla serb që po shfaqet si re e zezë mbi vendin tonë, është ogur i keq, andaj ndaloni eksperimentet mbi shtetin që çdo ditë e më shumë po mundoheni ta ndani e përçani. Përvishini mëngët dhe punoni për ardhmërinë e këtij vendi, mjaft me kampanjë paszgjedhore.
– Krenar Lloga, Sekretar Gjeneral i ASH

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT