Në konferencën e sotme për shtyp, ministi Krenar Lloga, Ministrja e Drejtësisë e Spanjës, María Pilar Lópe Cuenca dhe komisioneri Didier Reynders deklaruan se BE-ja dhe Ballkani Perëndimor rikonfirmuan angazhimin dhe përkushtimin e tyre për arritjen e përparimit  në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, veçanërisht  edhe përmes zbatimit të reformave në drejtim të  forcimit dhe avancimit të pavarësisë, efikasitetit dhe përgjegjësisë së sistemit të gjyqësorit si parakusht për një shoqëri të qëndrueshme demokratike.

Sundimi i ligjit është vendosur lart në agjendën e Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Fokusi do të jetë në zbatimin e rekomandimeve të Projektitl të monitorimit rajonal  të gjykimeve të OSBE-së dhe zgjidhjen e çështjeve në fusha kyçe si lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Rëndësia e përmirësimit të procesimit efektiv të rasteve të larta të krimit të organizuar dhe korrupsionit është në drejtim të forcimit të besimit të qytetarëve në sistem dhe sundimin e ligjit.
Ata shprehën mbështetjen e përbashkët për mbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, si dhe të drejtën e saj për vetëmbrojtje kundër luftës agresive ruse. Të rikthejmë  paqen përmes bashkëpunimit, solidaritetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.  Më të rëndësishmet janë siguria dhe prosperiteti ynë, të cilat janë të lidhura ngushtë dhe nuk mund të ekzistojnë nëse nuk janë të ndërlidhura nes veti.

By vull