Home / Kuriozitete / ShowBiz / Lori edhe një hit për fundvit

Lori edhe një hit për fundvit

Ritën, tekst i bukur dhe këngë e ëmbël, të gjitha elementet për të qenë një hit në këtë fundvit. Janë këto që shkojnë për artisten e dashur shqiptare Lori e cila ka ditur se çfarë të dhurojë sërish për ndjekësit e saj të shumtë në këtë fundvit, një tjetër super hit që mban titullin “A më la”, që ka si video xhirime nga programi festiv i EmraCom në Arkiva Shqip. Teksti i këngës është punuar nga Aida Baraku, me muzikë nga Armend Rexhepagiqi, e ku Lori përveç zërit të ëmbël duket super bukur me një fustan nga Festiva Murturi dhe Mua & Hair nga Sellma dhe Kaci. Kënga jo vetëm po pëlqehet e klikohet mjaft, por është një nga hitet më të bukura të xhirimeve të shumta festive që produksionet kanë sjellë këtë vit.

Loading...

Loading...