Bordi Qendror i LSDM-së sonte ka marrë vendim për formimin e grupit punues për vazhdimin e bisedimeve me VMRO-DPMNE-në dhe të gjitha partitë tjera parlamentare për operacionalizimin e hapave konkretë të ardhshëm në lidhje me ndryshimet kushtetuese.
Grupi punues do të udhëhiqet nga sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Mile Zeçeviq Vardarski.
Bordi qendror i jep mbështetje absolute kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, dhe grupit punues që të vazhdojnë përpjekjet për të siguruar konsensus të gjerë për amendamentet kushtetuese, dhe rrjedhimisht vazhdimin e rrugës evropiane të vendit, tha pas seancë e organit qeverisës të partisë në pushtet, Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
Kuzeska informoi se Bordi Qendror vlerësoi se është mirë që u vendos dialogu në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm të takimit me liderin e opozitës VMRO-DPMNE dhe se e mirëpresin hapin e parë të Mickoskit me pranimin e amendamenteve kushtetuese.