Slot Thailand
Slot Thailand
Toto Macau
Slot88
Slot Ovo
Slot Ovo
Anti Rungkad
Depo Slot
Slot Jp
Slot Zeus
Mpo Slot
LSDM: Kaos dhe përtaci, karakteristikë e një viti të qeverisjes lokale të VMRO-DPMNE-së - Koha News
LSDM: Kaos dhe përtaci, karakteristikë e një viti të qeverisjes lokale të VMRO-DPMNE-së 3

VMRO-DPMNE është simbol i paaftësisë, partishmërisë dhe kaosit në njësitë e vetëqeverisjes lokale që i udhëheqin. Kaos i tillë është më i theksuar në Qytetin e Shkupit, ku nuk është realizuar asnjë projekt nga programi, e as projektet e trashëguara që janë në fazën e kaluar dhe për realizimin e të cilave janë siguruar para, njoftojnë nga LSDM-ja.

“Transporti publik është në kolaps, NQP po zhytet në borxhe, katastrofike gjendja në ndërmarrjet e tjera publike si “Ujësjellës Kanalizime” dhe “Parqe dhe Gjelbërim”. Kaos, mungesë pune, por edhe goditje në xhepat e qytetarëve ndodhin edhe në komunat tjera të menaxhuara nga VMRO-DPMNE.

LSDM: Kaos dhe përtaci, karakteristikë e një viti të qeverisjes lokale të VMRO-DPMNE-së 4

Në këtë vit të krizës ekonomike botërore, shumë komuna kanë rritur çmimet e shërbimeve komunale. Në Shtip, plehrat janë rritur për 110 për qind, në Gjevgjeli për 90 për qind, në Prilep për 67 për qind, shërbimet komunale janë shtrenjtuar në Ohër, në Radovish, në Vinicë…

Duke goditur xhepat e qytetarëve, kryetarët e VMRO-DPMNE-së i marrin hua komunat dhe paratë nga huazimet i shpenzojnë kot për shpenzime joproduktive dhe për punësime partiake.

Komuna e Radovishit me kredi komerciale merr 800.000 euro, kryetari i Gjorçe Petrovit shpenzon 100.000 euro për mobilimin luksoz të objektit të ri komunal, ndërsa kryetari i Komunës së Gjevgjelisë për nëntë muaj ka shpenzuar mbi 14.000 euro për dreka dhe darka në restorante.

Në të gjitha këto komuna, por edhe në shumë të tjera si në qytetin e Shkupit, Butelit, Kisella Vodës, Velesit, Manastirit, Resnjës, po bëhet partizim masiv ku komunat dhe ndërmarrjet publike janë mbushur me kuadro nga VMRO-DPMNE. Kaq “punuan” kryetarët e komunave nga VMRO-DPMNE për këtë vit të parë të mandatit. VMRO-DPMNE është pushteti më i paaftë lokal dhe i qytetit”, thuhet në komunikatën e partisë.

By vull