LSDM propozon “karton të gjelbër” më të lirë, mes 9 dhe 11 milionë euro do t’u kthehen qytetarëve

Në një kohë kur standardi i jetesës së qytetarëve është i rrezikuar për shkak të politikave të gabuara ekonomike të Qeverisë, LSDM si opozitë e përgjegjshme ka përgatitur dhe do të propozojë një strategji gjithëpërfshirëse ekonomike, deklaroi kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, gjatë një takimi informues me përfaqësues të mediave.
Filipçe propozoi një paketë prej shtatë masash, të cilat, sipas tij, tashmë janë përkthyer në ndryshime ligjore.
Një nga masat është ulja e çmimit të “kartonit të gjelbër” për automjetet motorike.
“Propozojmë uljen e çmimit të ‘kartonit të gjelbër’ për makinat. Familjet dhe bizneset e vogla që varen nga transporti, me këtë masë do të përfitojnë drejtpërdrejt nga ulja e kostove. Efekti fiskal do të jetë mes 9 dhe 11 milionë euro në vit, para që do t’u kthehen qytetarëve”,
Ai shtoi se Qeveria nuk po ndërmerr asgjë dhe nuk ka asnjë strategji për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.