Luizi i kthen përgjigje Dea, por pendohet. Ja çfarë po ndodh mes ish-banorëve të Big-ut
![](https://i0.wp.com/kohanews.com/wp-content/uploads/2024/10/Luiz.jpg?resize=780%2C470&ssl=1)
Këngëtari Luiz Ejlli është në qendër të lajmeve, përshkak të dënimit që Gjykata e Fierit ka dhënë me 1 vit burg. Shumë komente ka për të, por fituesi i ”BBVA 2” i ka kthyer një përgjigje të ashpër Deamishelit, pas reagimit që ajo bëri.
Luizi postoi një foto në Instastory, ku në sfond shihen ca limona dhe dhëmbët e Deas dhe shkroi: “Po ma kërkon me se s’bën që t’ia këndoj në koncertin e radhës”. Fotoja shoqërohej edhe me këngën “Oj lulija jonë me limona”. Fotoja nuk është më në Instagram-in e Luizit, i cili mesa duket e ka fshirë atë. Mesa duket inatet mes tyre që u krijuan në ”Big Brother” nuk janë shuar.