Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko deklaroi se nuk do të ketë mobilizim në vendin e tij.
Ai tha se disa parti opozitare po përpiqen të zhvillojnë tezën se mobilizimi është i mundshëm në Bjellorusi dhe në Rusi.
– Nuk do të ketë mobilizim. Kjo është një gënjeshtër, tha Lukashenko dhe theksoi se Bjellorusia me siguri do t’i përgjigjet kërcënimeve dhe përpjekjeve të mundshme për akte terroriste.