Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Luke de Jong nuk është më në listën e transferimeve të Barçës, por Depay do të shitet

1 min read

Ish-sulmuesi i Newcastle dhe Borussia Monchengladbach, Luke de Jong, është hequr nga lista e transferimeve të Barcelonës, pasi ka bindur Xavi Hernandez se e meriton të mbahet në skuadër pavarësisht kritikave të shumta nga holandezi.

Holandezi i madh u soll nga ish-trajneri Ronald Koeman në huazim për një sezon nga Sevilla dhe erdhi në klub në një kohë kur kërkohej një zëvendësues për Leo Messin, duke treguar kështu situatën aktuale financiare të klubit.

Megjithatë, pasi ka shënuar tre gola në tri ndeshjet e fundit, pavarësisht ardhjes së Ferran Torres nga Manchester City, Xavi beson se mund të jetë një lojtar i rëndësishëm për klubin katalanas, pohon “Mundo Deportivo”.

Nga ana tjetër, Barcelona është e gatshme të lërë të lirë bashkëkombasin e tij Memphis Depay, i cili erdhi si lojtar i lirë nga Lyon, pasi nuk përshtatet në sistemin e Xavi. Juventusi është ndër klubet e interesuara.