Luksemburg, Rama ndan emocionet e hapjes së kapitullit të dytë drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot një video në rrjetet sociale me pamje nga konferenca e katërt ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, e mbajtur dje në Luksemburg. Kjo konferencë shënoi hapjen zyrtare të grup-kapitullit të dytë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, konkretisht kapitullin “Tregu i Brendshëm”.
Në postimin e tij, Rama e cilësoi ditën si një moment të rëndësishëm për vendin në rrugën drejt integrimit evropian.
“Dhe me momentet e një dite të bukur për Shqipërinë 2030 në BE”, shkruan kryeministri në mbishkrimin që shoqëron videon.
Delegacioni shqiptar në këtë konferencë u kryesua nga Rama dhe përfshinte ministra, zëvendësministra dhe ekspertë të fushave përkatëse, të angazhuar në përgatitjen dhe përfaqësimin e kapitujve të negociatave.