Maldin Kacurri, misteriozimi i kalimit te Bromley dhe ndalimi nga loja

Maldin Kacurri, një prej talenteve më të mëdhenj shqiptarë të futbollit, ka tërhequr vëmendje pas debutimit të tij me Arsenalin në fund të vitit 2024. Pas debutimit të jashtëzakonshëm, ai u thirr nga trajneri Alban Bushi për të qenë pjesë e Shqipërisë U-21 në një ndeshje miqësore kundër Armenisë, por pas kësaj, Maldin Kacurri vendosi të kalonte në huazim te Bromley, një ekip që luan në ligën e katërt të futbollit anglez.
Megjithatë, kalimi i tij në Bromley nuk ka kaluar pa pasur dyshime. Kacurri debutoi menjëherë në ndeshjen ndaj Salford, ku luajti për 78 minuta dhe e tregoi veten me një performancë të mirë. Por pas kësaj ndeshjeje, ai nuk është më shfaqur as në fushë dhe as në stol, duke ngritur pyetje mbi arsyen e mungesës së tij të papritur. Nuk ka asnjë njoftim nga klubi për një problem shëndetësor apo dëmtim, duke krijuar një situatë misterioze.
Ky rast përforcon një problem të njohur të futbollistëve shqiptarë: menaxhimi i gabuar i karrierës së tyre. Në një moment kyç për Kacurrin, kalimi në ligën e katërt mund të mos ketë qenë zgjedhja më e mirë, pasi ai mund të kishte marrë më shumë përvojë në një nivel më të lartë si Championship. Kjo ka nxjerrë në pah mangësitë e menaxhimit dhe mungesën e transparencës në klube si Bromley.