Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Mali i Zi fitoi 30 për qind më shumë nga turizmi se në vitin 2021

1 min read

Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Malit të Zi ka njoftuar në llogarinë e saj në Twitter se, sipas të dhënave të Bankës Qendrore, të ardhurat nga turizmi në nëntë muajt e parë të vitit kanë arritur në 916 milionë euro.

 

Përpjekjet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit kontribuojnë në rritjen e fuqishme të turizmit në Mal të Zi”, thuhet në llogarinë e Ministrisë në Twitter.