Malli që nuk deklarohet dhe nuk i nënshtrohet pagimit të detyrimeve të importit

Shtetasit e Maqedonisë dhe ata të huaj janë liruar nga pagimi i detyrimeve të importit (dogana, TVSH dhe akciza) për:
Malli për përdorim personal gjatë qëndrimit (bagazhi personal)*
Prodhime duhani:
200 cigare, ose
100 cigarillo (cigare me peshë maksimale pre 3 gram për copë), ose
50 puro, ose
250 gram duhan për tymosje, ose
Sasia proporcionale e përpunimeve të ndryshme të duhanit
Alkool dhe pije alkoolike:
Pije alkoolike dhe të distiluara me përqindje të alkoolit mbi 22%: 1 litër ose
Pije alkoolike dhe të distiluara dhe pije me bazë alkoolike ose të verës me përqindje të alkoolit që nuk tejkalon 22%: 2 litra dhe
Verë: 2 litra dhe
Parfume: 50 ml
Kolonje : 250 ml.
Lirime për prodhime të duhanit dhe alkoolit dhe pijeve alkoolike nuk vlejnë për udhëtarë më të ri se 18 vjet.
Udhëtarët e vendit janë të liruar nga detyrime të importit për import të mallit nga natyra jo komerciale me vlerë deri më 350 euro. Në këto 350 euro lirim nuk përfshihen pijet alkoolike, përpunimi i duhanit, parfumet dhe tualeti.