Mani vjen me projektin e ri veror
1 min read
Këngëtari i ri shqiptar, Mani Manardi, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
“T’du” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike-verore.
Muzika është punuar nga Enom dhe vet Mani, i cili njëherësh ka shkruar edhe tekstin në bashkëpunim me DJ Ardo M.
Kënga është vizualizuar edhe me një klip, i cili i përshtatet tematikës së klipit.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit XL Films.