Manifestimi Qendror në Arafat i haxhilerëve nga Tetova

Me rastin e qëndrimit të haxhilerëve nga Tetova në Arafatë, më 9 Dhul-Hixhe, u organizua një manifestim qendror madhështor nga hoxhallarët (udhëheqësit) e Tetovës, në të cilin morën pjesë me përkushtim dhe emocione të thella të gjithë haxhilerët ngaTetova.
Ky tubim shpirtëror i moderuar nga Enes ef. Halili, u mbajt në jë atmosferë emocionuese dhe devotshmëri që e karakterizon ditën e Arafatit – kulmin e ibadetit gjatë haxhit. Pas hapjes së programit me një këndim të këndshëm të një pjese kuranore nga Gani ef. Misimi pasoi ligjërata e mbajtur nga Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver Xhemaili, i cili në fjalën e tij theksoi madhështinë e kësaj dite dhe rëndësinë e Arafatit si moment kyç i mëshirës, faljes dhe pranimit të lutjeve dhe pendesës nga Allahu i Madhëruar.
Në mesazhin e tij, Myftiu Xhemaili uroi të gjithë haxhilerët për arritjen në këtë vend të bekuar dhe i ftoi ata që ta shfrytëzojnë çdo çast për të bërë dua, istigfar dhe për të nxitur një përmirësim të jetës shpirtërore e morale pas kthimit në vendlindje.
Pas ligjëratës së myftiut programi vazhdoi me këndime emocionuese nga zërat e bukur të hoxhallarëve: Hfz. Ibrahim ef. Alija, Vedat ef. Sadiki, Hfz. Ekrem ef. Hasani, Muhamed ef. Ismaili, Jonus ef. Tairi.
Refernti i Myftinis Idris ef. Idrizi sbpjegoi në detaje veprimet dhe obligimet që duhet të ndjekin haxhilerët deri në kthimin e tyre në hotel.
Artisti tetovar Arsim Fazlija reciotoi një poezi të bukur të Hfz. Ali Korçës.
Gjithashtu edhe koordinatori i haxhilerëve nga Tetova Nuhi ef. Ganija ju drejtua të pranshmive me këshilla të dobishme për këto ditë të veçanta.
Manifestimi u përmbyll me lutje të përbashkët, ku hoxhallarët dhe haxhilerët nga Tetova iu drejtuan Zotit me përulësi, duke lutur për mëshirë, falje, bashkim dhe paqe në vendin tonë dhe mbarë botën islame këto lutje i udhëhoqi Mr.hfz. Fejzullah ef. Sadiki drejtorë i sektorit Fetaro Arsimor pranë Rijasetit.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights