Mark Carney premton fitoren në luftën tregtare me Trump: “Si në hokej, do të fitojmë”

Advertisement
Advertisement
Mark Carney, i cili fitoi garën për t’u bërë lider i Partisë Liberale dhe kryeministër i Kanadasë, ka shpallur fitoren ndaj presidentit amerikan Donald Trump në luftën tregtare. Në fjalimin e tij pas fitores, Carney sulmoi Trumpin për politikat e tij të tarifave ndaj Kanadasë dhe për synimin e tij për ta bërë atë shtetin e 51-të të SHBA-së. Ai theksoi se Kanadaja, ashtu si në hokej, do të fitojë në tregti dhe se nuk do të bëhet kurrë pjesë e Amerikës. Carney fitoi garën me 85.9% të votave dhe pritet të udhëheqë liberalët në zgjedhjet e ardhshme.