Maskat ranë: BDI sulmon për ligjin e “branitellave”, por vetë e ka votuar disa herë!

BDI ka nisur sulme të hapura ndaj koalicionit opozitar VLEN në lidhje me ligjin për “branitellat”, duke u përpjekur të paraqitet si mbrojtëse e interesave shqiptare. Por opinioni publik nuk harron: pikërisht BDI është ajo që e ka votuar disa herë këtë ligj gjatë dy dekadave të fundit.
Për më shumë se 20 vite, BDI ka heshtur për çështjen e UÇK-së, e ka shfrytëzuar vetëm për fushata dhe e ka tradhtuar shpirtin e saj për interesa të ngushta politike.
Koalicioni VLEN ka bërë të qartë se nuk është kundër askujt, por kërkon drejtësi dhe barazi për të gjithë qytetarët. Nëse shteti ka ligj për “branitellat”, atëherë duhet të ketë edhe për pjesëtarët e UÇK-së që sakrifikuan për liri dhe barazi.
“UÇK nuk është dekor për pankarta gjatë fushatave, por një amanet që duhet çuar deri në fund,” thuhet nga përfaqësues të VLEN-it.
Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe, Granit Osmani, thekson:
“Ka ardhur koha të ndahemi nga hipokrizia politike dhe të kërkojmë barazi reale. Nuk mund të ketë ligj për një palë dhe heshtje për tjetrën. UÇK nuk mund të jetë vetëm simbol fushatash, por duhet të trajtohet me dinjitet institucional.”
VLEN thekson se nuk luan me karta etnike për përfitime politike, por angazhohet për drejtësi, dinjitet dhe barazi reale – jo për patriotizëm folklorik që aktivizohet vetëm para zgjedhjeve.