Slot Thailand
Slot Thailand
Toto Macau
Slot88
Slot Ovo
Slot Ovo
Anti Rungkad
Depo Slot
Slot Jp
Slot Zeus
Mpo Slot
Mbi 1 milionë euro të tjera nga sot Komuna e Çairit i ka siguruar për rikonstruimin e infrastrukturës nëntokësore - Koha News
Mbi 1 milionë euro të tjera nga sot Komuna e Çairit i ka siguruar për rikonstruimin e infrastrukturës nëntokësore 1
Mbi 1 milionë euro të tjera nga sot Komuna e Çairit i ka siguruar për rikonstruimin e infrastrukturës nëntokësore në më shumë rrugë të Lagjes Seravë.
🚧Rikonstruimi do të zhvillohet në dy segmente – rikonstruim të rrjetit ekzistues të ujësjellësit dhe rikonstruim të kanalizimit dhe ujërave të zeza. Mjetet janë siguruar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes alokimit të mjeteve të TAV. Ndërsa sot e pranuam edhe Marrëveshjen për këtë Projekt.
🚧Me këtë projekt do të bëhet Rikonstruimi i rrjetit ekzistues të ujësjellësit në rrugët: 📍“Prohor Pçinski”, 📍“Stojko Jovanovski”, 📍“Lekë Dugagjini” (“Pere Toshev”), 📍“Maksud Sadik“, 📍“7 Korriku”, në lagjen Seravë, Sauk Çeshma 1 dhe 2; Rikonstruimi i rrjetit ekzistues të ujësjellësit do të bëhet edhe në rrugët:📍“Lekë Dugagjini”(“Pere Toshev”) nga ana e rrugës ”Xhon Kenedi” dhe në rrugën 📍“Klinska Lesi” në lagjen Seravë. Ndërkaq rikonstruimi i kanalizimit ekzistues dhe ujërave fekale do të bëhet në rrugët:📍 “Lekë Dugagjini” (“Pere Toshev”), 📍“Klinska Lesi“ dhe në rrugën 📍“Kovaçka” në Lagjen Seravë, sikurse edhe në rrugët 📍“Ahmet Hajdari” (“Stojna Stevkova”), 📍“Rifat Burxheviq” nga ana e rrugës ”Xhon Kenedi” dhe në rrugën “Serava” në Komunën Çairit.
✅Qëllimi i Projektit është përmirësimi i mirëqenies dhe kushteve për jetesë të qytetarëve në Komunën e Çairit, ndërsa punimet pritet të fillojnë brenda një muaji.

By vull