Pas zjarrit të djeshëm në Tetovë , pronari i kompanisë “ Pofix ”, duke falënderuar qytetarët dhe autoritetet që ndihmuan në shuarjen e zjarrit , tha se dëmi material tejkalon shifrën mbi 12 milionë euro .

– Dëmi është shumë i madh, mbi 12 milionë euro – tha pronari i kompanisë për Klan Maqedoni .
Pronari i “Pofix” falenderoi të gjithë ata që ndihmuan në shuarjen e zjarrit që përfshiu fabrikën e tij një ditë më parë. I pyetur nëse dihen shkaqet e këtij zjarri, ai tha se shkak i zjarrit është uji, përkatësisht shiu që një ditë para zjarrit shkaktoi vërshime në pjesë të caktuara të Tetovës.