Mbi 200 qese mbeturina të mbledhura në një ditë – Tetova tregon shembull

Në kuadër të aksionit “Fundjavë gjenerale”, sot u mobilizuan punonjësit e administratës komunale, drejtorët dhe të punësuarit në ndërmarrjet publike, si dhe nxënësit dhe stafi i shkollave të mesme në Tetovë. Qëllimi i aksionit ishte ngritja e vetëdijes qytetare për një mjedis më të pastër.
“Vetëm sot kemi mbledhur mbi 200 qese me mbeturina përgjatë rrugëve të qytetit, çka tregon se me angazhim të përbashkët, Tetova mund të bëhet një qytet i pastër dhe i gjelbër”, thuhet në njoftim.
Organizatorët apeluan për kujdes të përhershëm ndaj ambientit dhe theksuan se do të jenë pjesë e çdo iniciative të ardhshme për pastrimin e qytetit dhe natyrës.