Mbi 4000 qytetarë nga Maqedonia e Veriut morën leje pune në Kroaci
2 min read
Hotelierët kroatë thonë se u mungojnë të gjitha llojet e stafit që vështirë të gjenden në tregun vendas të punës – Hotel në Srebreno, afër Dubrovnikut.
Nga fillimi i këtij viti, mbi 4000 qytetarë të Maqedonisë kanë marrë leje për të qëndruar dhe punuar në Kroaci, e cila para kësaj vere po përballet me mungesë të madhe të punëtorëve sezonalë. Siç na thanë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kroacisë, numri i lejeve të punës të miratuara për shtetasit e Maqedonisë është rritur për 60% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Deri në fund të muajit prill shtetasve të Maqedonisë janë lëshuar 4091 leje për qëndrim dhe punë në Kroaci, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë dhënë 2546 leje. Nga këto, 746 leje i referohen punësimit sezonal”, thuhet në MPB të Kroacisë.
Nga 1 janari 2021, qeveria kroate nuk vendos më kuota vjetore për dhënien e lejeve të punës për qytetarët e vendeve të treta, ku përfshihet Maqedonia, pasi nuk është anëtare e BE-së. Kufizimet e vetme për një të huaj janë që ai të mos jetë dënuar për një krim, të mos jetë kërcënim për sigurinë kombëtare dhe shëndetin publik dhe të mos i ndalohet hyrja në Kroaci, pra në zonën Shengen.
Sipas të dhënave nga fundi i prillit, Kroacisë i mungojnë 60,000 punëtorë, që është rreth dhjetë për qind më shumë se vitin e kaluar. Faqja kroate “Index” shkruan se tashmë në janar kanë filluar të publikohen në masë të madhe shpalljet e punës dhe punëdhënësit kërkonin punëtorë nga të gjitha fushat: nga shërbëtorët, kuzhinierët, kamarierët dhe banakierët e deri te portierët, recepsionistët dhe higjienistët.
“Absolutisht çdo gjë mungon. Ofrohen rroga 2000 euro për kuzhinierë dhe mbi 1000 euro për kamerierë dhe sërish aplikojnë shumë pak punëtorë shtëpiak”, thotë Marina Cvitiq, kryetarja e Sindikatës së Istrias, Kvarnerit dhe Dalmacisë.