Vetëm në vitin 2022 në Gjermani janë shpërngulur mbi 53.000 qytetarë të Maqedonisë, gati dyfishi i mbi 32.000 qytetarëve që janë shpërngulur në këtë shtet në vitin 2021, ku sipas regjistrimit të fundit të vitit 2022 jetojnë 222.000 qytetarë të Maqedonisë, njofton Instituti për Politika Publike Arben Xhaferi”.

Shumica prej tyre punojnë në kompani transporti si shoferë, dhe disa punojnë edhe në fabrika ushqimore. Gratë, përveç në fabrika, punojnë edhe në restorante të ushqimit të shpejtë dhe si higjieniste.

Berlin, Shtutgart, Hamburg, Hanover etj. janë zonat ku jetojnë numri më i madh i qytetarëve të Maqedonisë në Gjermani.

Ende nuk janë publikuar të dhënat zyrtare se sa qytetarë të Maqedonisë janë larguar për në Gjermani që nga fillimi i këtij viti, por supozohet se shifrat do të rriten edhe më shumë.

By vull