Numri i qytetarëve izraelitë të vrarë në sulmin e Hamasit kundër shtetit hebre i ka kaluar 700 personat, raportojnë mediat izraelite, duke cituar autoritetet shëndetësore. Deri më tani, më shumë se 2100 njerëz janë plagosur në Izrael.

Forcat izraelite vazhdojnë të luftojnë kundër militantëve të Hamasit.

Në Rripin e Gazës, një territor palestinez nën kontrollin e Hamasit që nga viti 2007, sipas autoriteteve lokale, 370 palestinezë janë vrarë dhe rreth 2000 janë plagosur.

Ushtria izraelite ka dislokuar dhjetëra mijëra trupa për të rimarrë kontrollin e zonave jugore pranë Rripit të Gazës dhe për të shpëtuar pengjet e mbetura izraelite dhe për të evakuuar të gjithë banorët deri nesër në mëngjes. Gjithashtu sot u njoftua se Hamasi mban mbi 100 pengje në Rripin e Gazës.

Në përpjekje për të rimarrë kontrollin pas një ofensive të befasishme mëngjesin e së shtunës, në mes të festës hebraike të Shabatit, forcat izraelite vazhduan sot ndjekjen e Hamasit, i cili ka depërtuar në jug të Izraelit dhe ka kryer sulme ajrore në objektiva në Rripin e Gazës.

By vull