Kiva është një frut freskues që ka vlera të larta ushqyese sepse është i pasur me vitamina C dhe K, kalium, folate dhe fibra.
Kivi mbron zemrën dhe arteriet duke ndikuar në qarkullimin e gjakut, parandalon grumbullimin e triglicerideve dhe në këtë mënyrë redukton rrezikun e mpiksjes së gjakut.
Kivit gjithashtu ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut, pjesërisht duke reduktuar enzimën që konverton angiotensinën, shkruan “BBCgoodfood”.
Kivit janë jashtëzakonisht të pasur me lëndë ushqyese që mbështesin imunitetin, duke përfshirë vitaminat C, E, K dhe acidin folik, si dhe karotenoidet, fibrat dhe fitokimikatet.
Studimet sugjerojnë se të gjitha këto mbështesin sistemin imunitar dhe potencialisht zvogëlojnë ndjeshmërinë e shtuar ndaj ftohjes dhe simptomave të ngjashme me gripin në grupet vulnerabël të njerëzve si të moshuarit dhe fëmijët.
Kivit janë të pasur me lëndë ushqyese dhe fitokimikale që kanë edhe veti antioksiduese. Këto substanca ndihmojnë në uljen e dëmtimit oksidativ dhe si rezultat mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kronike.