Home / Rajon / Mbyllja e 16 shkollave në Fier, Nishani: Lajm i kobshëm, fëmijët i përzunë nga ky vend

Mbyllja e 16 shkollave në Fier, Nishani: Lajm i kobshëm, fëmijët i përzunë nga ky vend

Ish-presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar një lajm të kobshëm mbylljen e 16 shkollave në qarkun e Fierit, pasi familjet janë larguar bashkë me fëmijët e tyre nga Shqipëria drejt emigracionit.

Ish-kreu i shtetit thotë se “librat mbetën jetim se fëmijët i përzunë nga ky vend”, duke theksuar se në tre vitet e fundit kemi largimin më masiv të shqiptarëve që nga vitet 1990-1991.

Statusi i plotë:

Loading...

Të dashur miq, librat e shkollës të fëmijëve shqiptar po mbeten jetim !
Pak ditë më parë një lajm pothuajse i kobshëm u bë prezent nga vetë autoritetet e qeverisë së Tiranës.
Në qarkun e Fierit mbyllen 16 shkolla !
Shkaku, largimi i familjeve shqiptare bashkë me fëmijët e tyre nga Shqipëria drejt emigracionit.
Këto tre vite të fundit kemi largimin më masiv që nga ai i 1990-1991.
Në këto dy valë të mëdha emigrimi ka padyshim karakteristika të ndryshme, synime të ndryshme, pritshmëri të ndryshme, pasoja të ndryshme.
Por refleksioni në krahasimin midis këtyre dy rasteve duket të jetë shumë i trishtë.
Në të ‘90-at dominonte ëndërra, adhurimi, etja për modelin, realitetin, jetën, civilizimin, kulturën, oportunitetin e perëndimit, kapitalizmin, Evropën.
Shkuarja drejt së ardhëmes së mirë, me synimin e ndryshimit të asaj që lihej pas.
Në prag të 2020 evidentohet ikja nga realiteti i pashpresë.
Mungesa e dëshirës dhe hapsirës për ti pritur atje ku shkojnë, limitimi i skajshëm i oportuniteteve ku stacionohen, nuk frenon fatalitetin, pakënaqësinë, zhgënjimin, braktisjen ndaj asaj që lenë.
Në ‘90-ën, shpresa dhe besimi ishin motivi.
Në 2018, dëshpërimi është vrastari.
Të mbyllen 16 shkolla vetëm në qarkun e Fierit do të thotë praktikisht se janë larguar më shumë se 1/3 e nxënësve brenda një viti.
Eshtë larguar truri, energjia, familja, trashëgimia e vendit.
Kjo është tradhëtia më e madhe kombëtare ndaj shqiptarëve që nga 1912-ta.

Loading...