Me diplomaci dhe vizion, Gashi forcon rolin ndërkombëtar të Parlamentit

Kryeparlamentari Afrim Gashi, ka publikuar raportin zyrtar për punën njëvjeçare të institucionit që ai drejton, ku në fokus të veçantë ka qenë diplomacia parlamentare si një mjet kyç për fuqizimin e rolit të Parlamentit në arenën ndërkombëtare dhe përkrahjen e procesit integrues të vendit.

Sipas këtij raporti, gjatë vitit të parë të mandatit të tij janë realizuar 14 vizita zyrtare në kryeqytete të rëndësishme botërore dhe evropiane, si dhe janë zhvilluar 178 takime me delegacione dhe ambasadorë të vendeve partnere. Përveç këtyre, Parlamenti ka organizuar edhe gjashtë pritje solemne për homologë dhe krerë shtetesh, duke e pozicionuar veten si një aktor të rëndësishëm diplomatik.

Gjatë konferencës për shtyp ku prezantoi raportin, Gashi theksoi se ky aktivitet diplomatik është pjesë e një përpjekjeje të strukturuar për ta vendosur Parlamentin në një rol më aktiv në skenën ndërkombëtare dhe për të kërkuar mbështetje të qartë nga partnerët strategjikë në tejkalimin e sfidave integruese.

“Diplomacia parlamentare është bërë një mjet i domosdoshëm për të kërkuar garanci nga miqtë tanë që procesi i anëtarësimit të mos ngecë për shkak të çështjeve bilaterale me Bullgarinë. Kemi deklaruar qartë: jemi të gatshëm për ndryshimet kushtetuese, por kemi nevojë për parashikueshmëri dhe garanci se nuk do të hasim një bllokadë tjetër të papritur”, u shpreh Gashi.

Ai nënvizoi se Parlamenti dhe udhëheqja e tij kanë luajtur një rol proaktiv dhe konstruktiv, duke përfaqësuar qëndrimet e vendit me dinjitet në tryezat ndërkombëtare, gjithmonë në funksion të përshpejtimit të rrugës drejt BE-së.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights