Slot Thailand
Slot Thailand
Toto Macau
Slot88
Slot Ovo
Slot Ovo
Anti Rungkad
Depo Slot
Slot Jp
Slot Zeus
Mpo Slot
Me Lulëzim Beshaj, poet: POEZIA ËSHTË NJË E TASHME E PËRJETSHME - Koha News
Me Lulëzim Beshaj, poet: POEZIA ËSHTË NJË E TASHME E PËRJETSHME 1

Lulëzim Beshaj, u lind në fshatin Gorishovë të komunës Cakran, rrethi Fier. Arsimin fillor e mori në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin “Qemal Mehmetaj” Cakran, me rezultate shumë të mira. Ka kryer studimet në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi Shqipe dhe Master në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, dega Marrëdhënie Publike. Tetor 2016 – Qershor 2019 ka kryer studimet në Menaxhim Hotelerie dhe Marketing Turizëm në Gjermani. Merret me lexime dhe lëmin e letërsisë. Së fundmi, ka botuar vëllimin e tij të parë me poezi “Vargjet e Pathëna”. Lëvron edhe prozën e shkurtër.

 

HEJZA: Kush është Lulëzim Beshaj?

 

  1. BESHAJ: Unë jam autor i ri, me botimin e sapo dalë në treg “Vargjet e pathëna”. Ka qenë një eksperiencë shumë e gjatë, e cila është dashur të përmblidhet në formën fizike të një libri dhe lexuesi tashmë e kanë dorën e vet. Eksperienca sigurisht ka filluar me ndikimet e para, nga leximet e shumta dhe duke u përpjekur që njeriu të arrij në kontakt me botën, sigurisht edhe unë kam pasur atë eksperiencën time, duke e përkthyer realitetin e jashtëm në realitet të brendshëm shpirtëror në formën e poezisë. Poezia ime e parë është titulluar “Laookonti” me element mitikë, të sakrificës njerëzore. Por, në tërësinë e saj deri më sot, krijimtaria ime ndahet në 4 faza:

Në fazën e parë kanë qenë kryesisht elementët mitike dhe biblike. Në fazën e dytë është nga realizmi, nga realiteti i hidhur i përditshëm i shoqërisë shqiptare dhe kjo nuk është pjesa e poezisë, por e prozës, sepse unë gjithashtu shkruaj edhe në prozë; realiteti i tretë është një realitet drejt lirikës në ngërdheshje mes simbolikës; dhe faza e katërt është kryesisht poezia e dashurisë- e dashurisë jo vetëm në kuptimin e elementeve erotikë të saj, por edhe e një dashurie që shpërfaqet në të gjithë qenien njerëzore, në të gjitha format e saj. Qenia njerëzore ka nevojë më parë se të dëgjojë, edhe të shprehet, sepse njeriu e përthyen realitetin, por jo çdo njeri ka aftësinë ta përthyejë e ta shprehë realitetin në një formë pak më të lartë, siç është poezia. Poezia është një nga shkallët më të larta të artit, dhe nuk është aq e lehtë për t’u lëvruar (flas për poezi cilësore) e cila kërkon gjithashtu edhe publikun e saj, lexuesin e saj.

Poezia që të mbetet poezi duhet t’i mbijetoj së pari vetes, duhet të jetë sipër vetes së saj, duhet të kaloj në ato përmasa të atilla shpirtërore që e lejojnë atë të mbetet përjetësisht, të bëhet e pakohë, larg formës dhe përmbajtjes fizike. Ajo duhet të jetë një e përjetshme, një e tashme e përjetshme. Kjo është ajo poezi që sekush nga poetët e mirë dhe të pjekur, kërkon gjatë udhëtimit të tij poetik të arrij.

 

HEJZA: Pse pikërisht poezi?

 

  1. BESHAJ: Unë nuk shkruaj vetëm poezi, por edhe prozë. Poezi, sepse poezia rroket nga syri, pëshpëritet nga buzët dhe mbetet te zemra. Proza kërkon gjithmonë një stad më të qetë, një kohë më të gjatë dhe në momente të ndryshme prozës mund t’i rikthehesh dhe ta interpretosh (ashtu si edhe poezinë), por është më e rrokshme, më e prekshme, më reale.

 

HEJZA: Frymëzimi yt i parë?

 

  1. BESHAJ: Frymëzimi im i parë, muza ime e parë dhe e përjetshme ka qenë Zoti dhe gjithmonë Zoti është krijuesi më i madh i gjërave; ne jemi zbuluesit e tij. Njeriu për nga natyra gjithmonë kërkon ta imitoj Zotin, ta arrij dhe ta tejkaloj Zotin, por njeriu gjithmonë harron që ne jemi të fundmë, të paplotë, të papërkryer, dhe shpeshherë udhëtimi ynë mbaron shumë shpejt. Zoti është me ne, tek ne, por përtej nesh dhe pavarësisht nesh, kurse ne nuk mund të jemi kurrsesi përtej Zotit dhe pavarësisht Zotit.

 

HEJZA: Çfarë ndodh me Lulin kur shkruan një poezi?

 

  1. BESHAJ: Luli bëhet një qenie e palëndë, e paformë dhe pa përmbajtje në kuptimin fizik dhe shndërrohet në dëgjuesin e paekzagjeruar të miliarda zërave dhe zhurmave që vijnë nga thellësia dhe pëshpërimave të shpirtrave njerëzorë.

 

HEJZA: E ke më të lehtë të shkruash për dikë që e do, një person të dashur të zemrës apo një dukuri, natyrë?

 

  1. BESHAJ: Një nga barrat apo fajet kryesore që mund t’i vishet një poeti, shkrimtari është gjithmonë personalizimi i asaj që ai shkruan. Zakonisht njerëzit i afrohen asaj që poeti shkruan, duke përfytyruar gjithmonë një person fizik, një qenie, por jo domosdoshmërish ai mund të jetë një personazh. Sigurisht ne jemi eksperiencat e jetës, marrim nga eksperiencat e njëri-tjetrit, por jo domosdoshmërish përkthehet në një personazh konkret. Në poezinë time, flas në kuptimin subjektiv, asnjë personazh nuk i takon sferës së përjetimit tim personal, shpirtëror, sepse unë njëkohësisht muzën pas Zotit kam pasur veten. Një vete e shndërruar në formë mashkullore dhe femërore, e nëse një qenie nuk arrin të perceptojë të gjitha emocionet e të dyja gjinive, ai kurrë nuk mund të jetë dot një poet. Ai duhet të jetë njëkohësisht një mashkull dhe një femër brenda vetes së vet.

 

HEJZA: Kur do ta ketë lexuesi librin e dytë?

 

  1. BESHAJ: Në fondin tim personal ndodhen mbi 14 mijë poezi, të cilat presin të reflektohen, redaktohen dhe sigurisht që do ketë një libër.

 

HEJZA: A ke frikë se mos poezia jote kthehet një ditë në monotoni?

 

  1. BESHAJ: Shpirti është aq i pafundmë saqë gjithmonë kërkon të shpërfaqet në forma nga më të ndryshmet. Monotonia nganjëherë ka të bëjë me tematikën e njëjtë, por trajtimi i një tematike të njëjtë në kohëra të ndryshme shpërfaqet në mënyra të ndryshme. Një përjetim i dhimbjes që mund të jetë në një kohë të caktuar, mund të kthehet në një përjetim gëzimi në një kohë tjetër. Pra shkallët shpirtërore shndërrohen për nga rrethanat në të cilat ato gjenden dhe ndodhe. Kësisoj mendoj që asnjë poezi nuk është monotone. Monotonia është një gjendje statike. Gjendja monotone e një shkrimtari është kur ai harron të shkruaj, vdes shpirtërisht.

 

HEJZA: A është ndonjë poezi që i je rikthyer, ribërë, përmirësuar?

 

  1. BESHAJ: Po, është tematika e babait, që e kam ripunuar, në një formë a në një formë tjetër, për nga realiteti ku unë jam gjendur, në situatë më të re, në emigrim, apo këtu. Figura e babait është një figurë shumë madhore, një emër i cili e përcjell karakterin e tij fizik, andaj është dhe një poezi së cilës unë i jam rikthyer pothuajse në çdo kohë. Ka dhe poezi lirike, të cilat kanë marrë një ngjyrë shtesë për nga pjekuria poetike.

 

HEJZA: Një pjesë e mirë e poezive tuaja i kushtohen Gabrielës. Ka qenë një Gabrielë e vërtetë apo thjesht personazh, pasi është një emër i hasur dhe në shumë poezi nga autorë të tjerë.

 

  1. BESHAJ: Në kuptimin tim personal nuk ka lidhje fare me personazh real, por në etimologji, në kuptimin e emrit në shqip përkthehet “gjë e bërë nga ylli, gjë e bërë nga Zoti, e bërë nga dielli”. Përsa i përket nga cilësia e emrit, është emër shumë tragjik, ashtu sikurse është edhe emri Eleonor, është një nga emrat më tragjik të poezive. Karakteri i Anës, apo edhe emra të tjerë që mbartin një masë emocionale dhe në thirrjen e tyre. I vetmi personazh të cilin unë e kam krahasuar me dashurinë që Zoti ka për mua, është muza e mbirë në shpirtin tim, që ka edhe prani fizike tek unë, është personi që unë kam njohur dhe rrënja prapë është “El”, që do të thotë yll, dritë dhe ajo është muza ime. Një muzë reale, një qenie që shpirti i përafrohet në mënyra nga më të ndryshmet. Është një poezi që titullohet me të njëjtin emër “El” dhe i është përkushtuar drejtpërsëdrejti një personi, kurse pjesa tjetër e poezive, jo.

 

HEJZA: Nëse do t’i bëje intervistë vetes, cilat do të ishin 2 pyetje të cilat do t’ja drejtoje vetes dhe për të cilat do të merrje një përgjigje shumë të sinqertë?

 

QUOVADIS, KU PO SHKON? Ku po shkon Lulëzim Beshaj? Drejt vetvetes. Është një vetvete e pafundme, është një takim nga drita në dritë, nga koha në kohë, aq sa përjetimi poetik është i një natyre krejt të veçantë, sepse aq sa ti nuk e njeh veten, po aq e njeh; aq sa ti e ke të harruar veten aq edhe vetja të kujton, aq sa ato të cilat njerëzit fillojnë t’i kuptojnë me vonesë, ti i ke brenda teje, ti i di, Kjo është masa shpirtërore e poetit, gjë që nuk është e lehtë sigurisht.

KU DO TË MBËRRISH? Pikëmbërritja është gjithmonë një nga ato çaste ku njeriu mendon se është fundi, por çdo fund është gjithmonë një fillim dhe pika jonë e fundit është takimi me atë Zotin tonë jo fizik. Ne përpiqemi t’i japim Zotit një formë antropologe, një formë qenieje njerëzore, por Zoti është i përtejmë, është diçka të cilën perceptimi ynë nuk arrin ta mbërrijë dot, sepse nëse do e mbërrinte, atëherë do të merrte fund edhe qenia njerëzore. Ka një shprehje shumë të bukur hebreje që thotë “ Krijesa nuk e zëvendëson dot kurrë krijuesin e vet”. Ne jemi krijesa dhe krijesat janë gjithmonë në më të paktën një shkallë më poshtë, krijuesit të tyre.

 

HEJZA: Poezia që do doje të ndaje në këtë intervistë?

 

  1. BESHAJ: Kam një poezi që e dua pafund, që titullohet “Poezi”

 

Është poezi

Të takohesh me ty

Të afrohesh me ty

Të ndahesh me ty

Jo nga ti.

 

Është poezi

Kur harrohesh nga ti

Kur kujtohesh nga ti

Kur më iket me ty

Jo nga ti.

 

Është poezi

Kur me ty bëhem hi

Kur në ty pastaj mbi

kur jam plak e fëmijë

Aq me ty…

 

Është poezi

Kur ti vrihesh dhe qesh

kur pastaj kokën ngjesh

kur të qahet dhe hesht

Se je ti…

 

Është poezi

Kur ti ikën, rrëzohesh

Kur në copëza thërrmohesh

Kur nga zemra vetmohesh,

por je ti..

 

Është poezi

Kur ti malet thërret

kur në sytë e tu dete

unë jam vetja në vete

Si me ty.

 

Është poezi

Kur ti fjalë zë e bëhesh

kur tek zemra zë fshihesh

kur të them se më shihesh

Si fëmijë.

 

Dhe do jesh sa ka jetë

sa kur gjë të mos ketë

ja kështu si tani,

Këtu tek zemra, dëshmi

ti do jesh, Poezi.

By vull