Me peticion online do të kërkojnë shkarkimin e Artan Grubit.
1 min read
Në vend të pajtimit, anëtarët e “grupit të zjarrit” nga BDI kanë shpallur peticion online për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi dhe ministrat në Qeveri që vijnë nga radhët e integruesve.
“Grupi zjarrit” njofton se nesër do të nisë një peticion online, i cili do të kërkojë shkarkimin.
Nga ky fraksion i BDI-së duan edhe duel televiziv me Grubin. Dueli televiziv është kërkuar nga Musa Xhaferi dhe ka ftuar në debat publik Grubin dhe ministrin e Financave, Fatmir Besimin.