Në Rusi, më shumë se 1000 demonstrues që protestojnë kundër mobilizimit janë arrestuar, raportoi Agence France-Presse, duke cituar organizata joqeveritare të paidentifikuara. Më herët, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se rezervistët ushtarakë do të dërgohen në Ukrainë si pjesë e një mobilizimi të pjesshëm të forcave ruse.
Organizator i protestave është lëvizja ruse “Pranvera”, e cila sot bëri thirrje për protesta kundër mobilizimit. Në rrjetet sociale janë publikuar video të protestave në pjesën lindore të Rusisë, në Novosibirsk, Irkutsk, Tomsk dhe qytete të tjera.
Prokuroria e Moskës tha se pjesëmarrja në protesta dhe ngjarje të paligjshme masive është një vepër penale, e dënueshme deri në 15 vjet burg.