Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

“Merhamet” fillon shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë

1 min read

Organizata Kulturore Humanitare “Merhamet” në kuadër të donacionit nga Mbretëria e Arabisë Saudite, gjegjësisht nga Qendra e Mbretit Selman për Ndihmë dhe Punë Humanitare, nga sot në qytetin e Shkupit filluan shpërndarjen e ndihmave humanitare për nder të muajit të bekuar Ramazan.

Prezentë ishin edhe përfaqësuesit e deleguar nga Këshilltari pranë Oborrit Mbretërorë të Arabisë Saudite, Dr.Abdulla Bin-Abdulaziz el- Rabia, i cili ka përcaktuar që ky ekip të merrë pjesë në realizimin e këtij projekti, si dhe përfaqësuesi nga Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri.

Kjo pako ushqimore përmban artikuj kryesor ushqimorë, duke filluar nga mielli, vaji, orizi, makaraonat, krypa, fasulja e tjerë.Ky aktivitet do të vazhdojë në ditët në vijim, në të gjithë teritorin e Maqedonisë së Veriut.