Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Messi asistoi, Mbape dhe Neymar shënuan për një fitore bindëse për PSG-në

1 min read

Lojtarët e PSG-së festuan bindshëm 1:6 si mysafirë ndaj Clermontit në xhiron e 31-të të Ligue 1 në një ndeshje ku shkëlqyen Neymar dhe Killian Mbape të cilët shënuan dy hat-trickë, ndërsa Lionel Messi pati tre asistime.

“Shenjtorët” e nisën mirë ndeshjen dhe pas 20 minutash lojë kaluan në epërsi 0:2. Fillimisht Neymar shënoi në asistimin e Messit, më pas Mbape ishte preciz në asistimin e Messit.

Skuadra vendase në fund me Dodu arriti të reduktojë në 1:2, por vetëm kaq bënë në ndeshje. Në vazhdim të ndeshjes dominim i PSG-së. Fillimisht Neymar shënoi për 3:1 në minutën e 71-të, dhe tre minuta më vonë braziliani asistoi Mbape për 4:1.

Më pas në minutën e 80-të Mbape shënoi golin e tretë të ndeshjes dhe Messi pati asistimin e tretë. Rezultati përfundimtar u vendos nga Neymar në minutën e 83-të.

Pas xhiros së 31-të, PSG është lider me 71 pikë, madje 15 më shumë se Rennes i vendit të dytë dhe në xhiron e radhës në derbin me Olympique Marseille, me një triumf të mundshëm, teorikisht mund të fitojë titullin.