…“Ndeshja me Tikveshin ishte një debutim për mua me fanellën e Struga Trim Lum në një ndeshje zyrtare. Mund të them që përshtypja dhe ndjesia ishte shumë pozitive në atë ndeshje. Jam ndjejë shumë mirë në fushë, ndërsa i vetmi peng ishte që nuk e fituam ndeshjen, përndryshe gjithçka ishte mirë”
….pason ndeshja me Makedonija GJ.P
….”Struga Trim Lum ka forcë dhe kualitet për të marrë pikët e plota nga kjo ndeshje që do e zhvillojmë para tifozëve tanë. Për mua dhe disa shokë të tjerë do jetë kjo hera e parë që do luajmë para publikut tonë, ndaj dhe i ftoj që të jenë në numër sa më të madh për të na e lehtësuar punën e tre pikëshit, pasi ky është qëllimi i vetëm. Do bëjmë maksimumin që pikët e plota të mbeten në Strugë dhe shpresoj se në fund të takimit do të festojmë bashkë”.