Mexhiti: Nuk kemi marrëveshje për himnin, stemën dhe gjuhën

Advertisement
Advertisement

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, në një intervistë për “24 Analiza” konfirmoi se nuk ka marrëveshje me kryeministrin Hristijan Mickoski për ndryshimin e stemës dhe himnit shtetëror, por se ekzistojnë bisedime mbi këtë temë.

“Nuk kemi marrëveshje. Nuk kemi,” u shpreh shkurt Mexhiti, duke shtuar se çështja e stemës dhe himnit mbetet e hapur, sepse, sipas tij, ato e kanë origjinën nga koha komuniste dhe nuk e pasqyrojnë realitetin e sotëm.

Duke u ndalur edhe tek statusi i gjuhës shqipe në Kushtetutë, Mexhiti theksoi: “Të gjithë e dimë që formulimi ’20 përqind’ është nënçmues për komunitetin e dytë më të madh në shtet, por këto janë bisedime që po zhvillohen.”

Advertisement

Megjithatë, ai theksoi se fokusi i Qeverisë për momentin është zbatimi i programit qeveritar, shtyllat kryesore të të cilit janë integrimet evropiane, sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe decentralizimi.

“Nuk ka tema tabu, për gjithçka diskutojmë. Nuk ka marrëveshje, sepse për momentin jemi të përkushtuar në programin qeveritar,” potencoi Mexhiti.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights